BallinaKronikeEMRI/Plagosi me armë zjarri pronarin e fasonerisë në Fushë – Krujë, arrestohet...

EMRI/Plagosi me armë zjarri pronarin e fasonerisë në Fushë – Krujë, arrestohet autori

spot_img
spot_img

Është arrestuar nga policia autori i plagosjes së Arben Dedjas.

Policia njofton se në pranga ka rënë 42-vjeçari Fatmir Rrahmani banues në fshatin Luz të Fushë Krujës.

Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa shton se 61-vjeçari Dedja, i cili është dhe pronari i një fasonerie, ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

 

Vihet në pranga, autori i ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Krujë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 61-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur dje në Krujë, bënë arrestimin e autorit të dyshuar shtetasit F. Rr., 42 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë.

Ky shtetas ditën e djeshme, rreth orës 18:50, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen “Sinur” Fushë Krujë, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin A. D., 61 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular