Një grua ka mbetur e vrarë me armë zjarri në afërsi të Gjykatës në Elbasan.
Sipas “Abc”, të shtënat janë ndjerë pranë gjykatës ku një burrë ka qëlluar në drejtim të gruas së tij duke e lënë të vdekur në vend
68-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital, por mjekët kanë konstatuar se ishte pajetë. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes.