Ky është 58-vjeçari Koço Buzo, autori që ka ekzekutuar bashkëshorten e tij Liljana Buzo 54-vjeç në derë të gjykatës, ndërsa ka lënë të plagosur edhe dy persona të tjerë.
Martesa që po tentohej të mbyllej me divorc, ka përfunduar në tragjedi për Liljana Buzon, 54-vjeçaren, nënë të 3 fëmijëve.
Bashkëshorti i saj, ish-efektiv i policisë, 58-vjeçari Koço Buzo, e qëlloi me breshëri kallashnikovi duke e lënë të vdekur, pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre
Burri ish polic ka qëlluar duke lënë të plagosur rëndë bashkëshorten e cila ndërroi jetë rrugës për në spital, por plumbat kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, njëri në këmbë e tjetri në dorë, të dy jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se konfliktet mes çiftit kanë qenë të vazhdueshme për motive xhelozie. Ishte kjo edhe arsyeja qe 58-vjeçari Koço Buzo ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, e cila kërkonte t’i jepte fund, por burri nuk ndali derisa i mori jetën asaj.