Një ngjarje e rëndë tronditi sot Elbasanin, ku burri vrau me kallashnikov gruan e tij. “ABC” ka siguruar pamjet e armës së krimit tip kallashnikov, më të cilën, 58-vjeçari Koço Buzo, ka ekzekutuar bashkëshorten e tij Liljana Buzo 54-vjeç në derë të gjykatës, ndërsa ka lënë të plagosur edhe dy persona të tjerë, një kalimtar i rastit, Gëzim Toçila i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe Adriatik Kola
Çifti sapo kishte zhvilluar një seancë gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre, ndërsa ishin prindër të tre fëmijëve, konkretisht një vajze 26-vjeçe dhe dy djemve 20 dhe 18 vjeç.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë