BallinaKronikeShqiptari i vjedh mbi 80 mijë euro pronarit, i blen makinë luksoze...

Shqiptari i vjedh mbi 80 mijë euro pronarit, i blen makinë luksoze të atit dhe i ndërton shtëpinë

spot_img
spot_img

Babë e bir nga Kosova kanë përfunduar në një burg në Francë me akuzën për mashtrim dhe pastrim parash.

Siç raportojnë mediat vendase, djali, 22 vjeç, i cili jetonte në Strasburg të Francës akuzohet se ka vjedhur 80 mijë euro nga kompania ku punonte.

22 vjeçari fillimisht kishte nisur punën si praktikant, para se të punësohej me kontratë.

Vjedhjen e ka bërë përmes arkës së parave, duke bërë më pas rimbursime false.

Për tre vite me radhë, i riu ka vjedhur mbi 80,000 euro pa dijeninë e shefit të tij.

Fillimisht ai kishte blerë të atit një makinë 16,000 euro dhe më pjesën tjetër kishin nisur edhe ndërtimin e një shtëpie në Kosovë.

Të vendosur në paraburgim, djali dhe babai pranuan faktet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular