I ka ngjarë një skenari filmi ajo që ka ndodhur mesditën e sotme pranë gjykatës në Elbasan, ngjarje nga e cila mbeti e vdekur një grua rreth 60 vjeç.
Me herët, gazetari i ABC Aldo Kozarja raportoi se Liliana Buzo ishte vrarë prej burrit të saj pranë gjykatës, ndërsa sëfundmi mësohet se gjithçka ka ndodhur pas seancës së divorcit mes tyre, ku pasi ka dalë jashtë Koço Buzo ka nxjerrë armën duke e vrarë në vend bashkëshorten e tij.
Por, nuk është mjaftuar me kaq. Pasi vrau bashkëshorten, Buzo ka qëlluar me armë edhe ndaj një punonjësi policie si edhe avokatit Gëzim Toçila duke i lënë të plagosur.
“Mes bashkëshortes Liljana Buzo dhe Koço Buzos ka patur një proces divorci në gjykatën e Elbasanit. Pasi kanë dalë nga gjykata, Koço Buzo, ish-punonjës policie ka shkuar ka marrë një armë tip kallashnikov duke e vrarë në vend. Po ashtu kanë mbetur të plagosur një punonjës policie dhe avokati Gëzim Toçila që dyshohet se ka qenë avokati i gruas së vrarë në këtë proces divorci. Pas ngjarjes, Koço Buzo është arrestuar në kohë rekord nga policia”, raporton gazetari Aldo Kozarja.
Pasi shkarkoi të gjithë karikatorin ndaj bashkëshortes dhe punonjësit të policisë, Buzo ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes por është arrestuar nga forcat e rendit. /abcnews.al