Presidenca ka reaguar menjëherë pasi Kuvendi miratoi me 97 vota pro ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Kreut te Shtetit, Ilir Meta.
Ne një reagim, zëdhendësi i Presidentit, Tedi Blushi u shpreh se Ilir Meta nuk do te njohe asnjë vendim i dale nga Kuvendi njepartiak, sic e quan ai. “Çdo produkt i një procesi fiktiv dhe antiligjor parlamentar, që bie ndesh me parimet dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike nuk meriton vëmendje dhe është nul”, shprehet Tedi Blushi.
Zedhenesi garantoi se Presidenti Meta do të ushtrojë me përgjegjësi të plotë detyren e tij deri më 24 korrik 2022 dhe nuk do të tolerojë asnjë lloj intimidimi të Institucionit të Presidentit nga mafia lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.
Reagimi i Presidences
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta shpreh keqardhjen e thellë, që Kuvendi njëpartiak e refuzoi mundësinë që ju dha prej Tij për t’u kthyer në shinat e Kushtetutës dhe të Ligjit.
Në këto kushte, bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës nuk do të njohë asnjë vendim apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak në detyrë, si dhe vendimet e çdo institucioni tjetër kukull të këtij regjimi kleptokratik. Çdo produkt i një procesi fiktiv dhe antiligjor parlamentar, që bie ndesh me parimet dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike nuk meriton vëmendje dhe është nul.
Askush nuk mund të fshihet dot, as pas “etikës” dhe as pas “retorikës”, sepse kjo është një çështje SOVRANITETI.
Presidenti Meta e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur dhe është shumë i qartë në planin e Tij për atë që do të ndodhë në vijim.
Garantojmë të gjithë qytetarët, se në respekt të betimit të tij me dorën mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Presidenti Meta do të ushtrojë me përgjegjësi të plotë, sikundër ka vepruar derimë tani, të gjitha funksionet e Tij kushtetuese deri më 24 korrik 2022 dhe nuk do të tolerojë asnjë lloj intimidimi të Institucionit të Presidentit nga mafia lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.
KUVENDI MIRATOI KOMISIONIN HETIMOR
Kuvendi i Shqipërisë i ka hapur rrugë shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Në seancën e sotme parlamentare, deputetët kanë miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor.
Nisma e propozuar nga Partia Socialiste për Komisionin Hetimor me qellim hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese si pretendon mazhoranca mori 97 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenime.
Ndërkohe raporti dhe propozimi i Komisionit të Ligjeve për ngritjen e Komisionit Hetimor mori 98 vota pro, 5 kundër dhe dy abstenim.