BallinaKryesoreBalla i ftoi të bashkohen për shkarkimin e Metës, përgjigjet Gazment Bardhi

Balla i ftoi të bashkohen për shkarkimin e Metës, përgjigjet Gazment Bardhi

spot_img
spot_img

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla I ka bërë thirrje ditën e sotme nga parlamenti, Partisë Demokratike, që të bashkohet në aksionin e tyre për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Por menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, i cili i thotë Ballës se gjëja e vetme për të cilën duhet të merremi dhe të bashkëpunojmë është vjedhja më e madhe e votave në histoinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi Rakipi.

“Gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi dhe sigurisht Taulant Balla nuk pranon të bëjë, është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë.  Rama-Doshi-Rakipi e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë.  Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë”, kundërpërgjigjet Bardhi.

Më herët gjatë fjalimit të tij në parlament kur po diskutohej për miratimin e ngritjes së komisionit parlamentar për shkarkimin e presidentit Meta, Taulant Balla i bëri një thirrje PD-së dhe Lulzim Bashës që ti bashkoheshin kësaj nisme.

“Thirrja ime, përveçse drejtuar opozitës parlamentare shkon edhe për PD dhe personalisht për Lulzim Bashën. Do të ishte dinjitoze që opozita t’i bashkohej kësaj thirrje moralisht. Procedura është për t’i hequr një orë e më parë turpin nga vetja dhe për t’ia lënë në derë atij që turpi i takon” deklaroi Balla.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular