BallinaKryesoreIlir Pecnikaj: Kryeministri përdori taktikën një vaksinë një votë! Çdo institucion është...

Ilir Pecnikaj: Kryeministri përdori taktikën një vaksinë një votë! Çdo institucion është kapur sot nga qeveria

spot_img
spot_img

Ilir Pecnikaj nga departamenti i Shëndetësisë në PD ka dhënë një intervistë ditën e sotme për FaxNews ku ka folur për situatën pandemike në vend por edhe për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Për Pecnikajn, ulja e numrit të rasteve të reja së fundmi është arritur më shumë nga imuniteti i tufës sesa nga bërja e vaksinave. Sipas atij, ccdo masë që ka marrë kjo qeveri për pandeminë ose ka qenë në kundërshtim me OBSH ose ka qenë kriminale.

Më tej, Pecnikaj u ndal te propaganda e Kryeministrit Edi Rama me vaksinat. Ai thotë se pamë kryeministrin të jetë prezent në ccdo vaksinë që vinte në vend, apo dhe në bërjen e tyre, duke qenë se po përdorte taktikën një vaksinë një votë.

Për sa i përket zgjedjeve të 25 prillit, Pecnikaj thotë se rezultati do të ishte ndryshe nëse emigrantët që vinin nga Maqedonia apo Greqia nuk do të karantinoheshin dhe nëse nuk do të hidhej poshtë nga Rama marrëveshja e 5 qershorit për Kodin Zgjedhor.

Intervista

Pandemia në Shqipëri? Ka dy shpjegime. I pari vjen nga përdorimi i testeve të shpejta, që i kemi kërkuar disa herë ministrisë të bëjë të ditur llojin e testeve të shpejta që po përdoret. Ulja e numrit të rasteve vjen ndoshta sepse jemi ndër vendet e para që kemi arritur atë që quhet imuniteti kolektiv. Kjo falë asnjë mase të marrë nga kjo qeveri. Ccdo masë që ka marrë kjo qeveri ose ka qenë kundër OBSH ose ka qenë kriminale.

Imuniteti i tufës dhe vaksinimi? Para pak ditësh komuniteti europian tha që komuniteti europian do hapet për të gjithë personat që kanë bërë vaksina të miratuara nga ata. Në Shqipëri mbi 90% e vaksinave janë kineze, të cilat fatkeqësisht kanë një influencë shumë të ulët në parandalimin e pandemisë, por që u trumbetuan nga qeveria Rama. Zonat e errëta në botë për ta ndihmuar qeverinë Rama, sicc quhet një vaksinë një votë. Mos të na duket shumë e ccuditshme nëse kjo vaksina na dalin dhe ne si vendet e tjera një flluskë sapuni. Në Shqipëri mund të kemi arritur imunitetin e tufës.

Vaksinimi dhe zgjedhjet? Unë duhet tu jap vetëm disa shembuj. E para në ccdo 100 vaksina që vinin kryeministri ishte prezent. E dyta në ccdo vaksinë që bëhej kryeministri ishte prezent. E treta, ne kemi thënë ISHP e ka pranuar se vetëm në Tiranë janë mbi 500 zona vaksinimi të cilat mund të bëheshin në qendra, por qeveria vendosi t’i bëjë në sheshin Skënderbej. Thjesht dhe vetëm për të bërë reklamën e ditës. Ju mund të shihni sa vaksina jabnë bërë një javë para zgjedhjeve. Ju do shihni se këto vaksina janë ndarë në të ashtëquajturën një vaksinë një votë. Sepse nuk kanë absolutisht asnjë shkallë hierarkie në përzgjedhjen e personave që kanë bërë këtë vaksinë.

Zgjedhjet e 25 prillit? Unë di të them vetëm kaq, nëse nuk do të ndodhte karantinimi për emigrantët, do ju siguroja që do të kishim ndryshim të madh në shumë qytete. Do të kishim ndryshim drastik. Çdo institucion është kapur sot nga qeveria. Është e pashpresë sot që një njeri të pretendojë se do të gjejë drejtësi në Shqipëri. Unë nuk shpresoj se do të dalë në dritë shit-blerja e votës edhe përse është me zë dhe figurë. Unë nuk besoj se SPAK do të zbardhë ngjarjen në Elbasan, Dibër dhe të gjitha qytetet e tjera për të cilët është bërë denoncim. Njerëz që nuk kanë asnjë kontribut i gjejmë në listat e PS. Zoti Rama në kundërshtim me çdo lloj tentative dhe ligji, me një parlament të blerë, arriti të hedhë poshtë atë që u arrit në 5 qershor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular