Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot projektvendimin për ngritjen e komisionit hetimor bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës.
Me 97 vota pro dhe 6 kundër deputetët miratuan ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit.
Sipas News 24 bëhet fjalë për 6 deputetë të opozitës parlamentare, disa prej tyre kandidatë dhe në zgjedhjet e 25 prillit
Lista e deputetëve
Elda Hoti kundër
Artur Roshi kundër
Lefter Maliqi kundër
Kujtim Gjuzi kundër
Fatjona Dhimitri kundër
Adriatik Alimadhi kundër
Ralf Gjoni abstenim