Mediat turke ditën e djeshme kanë publikuar pamjet e para të Faruk Fatih Ozer në Shqipëri.
Në imazhet e publikuara Ozer shihet duke hyrë në hotelin ku po qëndronte në Tiranë.
Personi me të kuqe pranë Ozerit është një shtetas shqiptar që e priti shefin e kriptomonedhës në aeroport.
Mësohet se ky person është shpallur në kërkim nga policia shqiptare.
Faruk Fatih Ozer shefi i arratisur i monedhave kripto me emrin Thodex i kërkoi motrës së tij Serap Ozer të gjitha dokumentet e kompanisë në 18 prill dhe më pas u largua në Shqipëri dy ditë më vonë.
Sipas mediave turke Ozer po fshihet nga mafia shqiptare dhe ai ende është në Shqipëri.
Theksohet se Özer i kushton vëmendje të mos përdorë asnjë pajisje komunikimi teknologjik dhe se ka shokë rreth tij që e udhëzojnë se ku do të shkojë dhe me kë do të takohet.
Kujotjmë që Faruk Ozer arriti të realizonte një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e këtij shteti, plot 2 miliardë dollarë kriptomonedha.