Një aksident i frikshëm është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Sipas policisë në aksident janë përfshirë tre makina, ndërsa janë plagosur 4 persona, një shofer dhe 3 pasagjerë.
Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se të plagosurit janë anëtarë të së njëjtës familje, mes tyre edhe një fëmijë.
Mësohet se dy gra janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhen në gjendje të rëndë.
Ndërkohë drejtuesit e dy mjeteve të tjera janë shoqëruar në polici.
“Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në kryqëzimin e fshatit Kakarriq, janë përfshirë në aksident rrugor mjetet me drejtues shtetasit B.P., E.N.,dhe Z.C., ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, drejtuesi i mjetit shtetasi B.P.,dhe 3 pasagjerët në këtë mjet.
Drejtuesit e dy mjeteve të tjera shtetasi E.N. dhe shtetasja Z.B., janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.