Një aksident në aksin Kavajë-Rrogozhinë ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Në aksident janë përplasur dy makina tip “Volkswagen” dhe “Fiat”.
Përplasja e makinave ka ndodhur në vendin e njohur si rreth rrotullimi i “Bishtit të Zhurit”. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 2 persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë së bashku me grupin e hetimit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.