Mbeturinat nga një raketë kineze jashtë kontrollit ka të ngjarë të kenë rënë në Oqeanin Indian, vetëm në perëndim të Maldiveve, ka thënë agjencia hapësinore e Kinës.
Sidoqoftë, vë në pah CNN, pjesa më e madhe e raketës së madhe, u dogj gjatë hyrjes në atmosferë, tha Zyra e Inxhinierisë Hapësinore në Kinë në një postim në WeChat. Gjithashtu ishte e paqartë nëse ndonjë mbetje kishte zbarkuar në tokën e këtij vendi.
Ndërkohë Komanda Hapësinore e SHBA-së ka thënë se Long March 5B “kishte hyrë përsëri” në Tokë mbi Gadishullin Arabik.
Raketa, e cila është e gjatë rreth 32 metra e gjatë dhe peshon gati 20 ton, ishte nisur nga një pjesë e një stacioni të ri kinez hapësinor në orbitë më 29 prill.
Pasi karburanti i saj ishte shpenzuar, raketa ishte lënë të “lundronte” nëpër hapësirë e pakontrolluar deri në tërheqjen nga graviteti i Tokës.
Siç edhe është bërë e ditur, një ndjekje e rrugës së saj ishte bërë nga SHBA dhe Evropa.
Ndërsa media shtetërore kineze tha se pjesë të raketës hynë përsëri në atmosferë në të dielën në 10:24 me kohën e Pekinit. Përpara hyrjes së raketës kishte frikë se mbeturinat mund të binin në një zonë të banuar.
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin, tha se Kina kishte qenë neglizhete në lejimin e raketës nga orbita. Sidoqoftë, ekspertët e hapësirës kishin parashikuar që shanset që dikush në të vërtetë të goditet nga një copë mbeturine hapësinore ishin shumë të vogla, për shkak se kaq shumë sipërfaqe e Tokës është e mbuluar nga oqeani, dhe zona të mëdha toke janë të pabanuara.
… [Trackback]
[…] Find More here on that Topic: startnews.news/2021/05/09/merr-fund-saga-e-raketes-kineze-qe-doli-jashte-kontrollit-ne-hapesire-mbetjet-e-saj-perfundojne-ne/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Info here to that Topic: startnews.news/2021/05/09/merr-fund-saga-e-raketes-kineze-qe-doli-jashte-kontrollit-ne-hapesire-mbetjet-e-saj-perfundojne-ne/ […]
Comments are closed.