Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin nacional Berat-Skrapar,në fshatin Vërtop. Mjeti tip Audi,ms targa AA 723 LK,që drejtohej nga një 23-vjeçare është rrëzuar nga Ura e Vërtopit dhe ka përfunduar disa metra poshtë në zhavorrin e lumit Osum,ku fatmirësisht lumi nuk ka pasur prurje.
Si pasojë e rrëzimit drejtuesja e mjetit Anxhela Ibra 28-vjeçe,është plagosur rëndë,ndërkohë që pasagjeri që udhëtonte me të nuk ka pësuar lëndime. Pas njoftimit të bërë nga një roje e një fabrike aty pranë që pa gjithë skenën,në vendngjarje kanë mbërritur forca të ushtrisë dhe policisë,të cilët kanë nxjerrë nga makina 23-vjeçaren
E plagosura është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal të Beratit ku,pasi ka marrë mjekimin e parë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Policia është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë,që dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë.