Mediat në gjuhën angleze kanë publikuar videon ku shfaqet momenti i rënies së raketës kineze në Oqeanin Indian.
Mbetjet e raketës së madhe kineze kanë rënë në oqeanin Indian të dielën, në perëndim të arkipelagut të Maldiveve.
Shumica e mbetjeve u dogjën në atmosferë, ndërsa pjesë të bërthamës 30 metra të raketës së Long March 5B rihynë në atmosferë në orës 2.24 me orën e Pekinit dhe u ulën në një vend me koordinatat me gjatësi 72.47 gradë në lindje dhe gjerësi 2.65 gradë në veri.
Që nga momenti që raketa kineze humbi kontrollin, autoritetet u shprehën se nuk do të përbënte rrezik, pasi mbetjet shpërbëhen në atmosferë dhe mundësitë më të mëdha ishin që të binte në det duke qenë se pjesa më e madhe e rruzullit tokësor është e përbërë nga uji.
Raketa Long March 5B u nis nga ishulli kinez i Hainan më 29 prill dhe transportonte modulin Tianhe, i cili kishte furnizime për ekuipazhin kinez në stacionin hapësinor. “Udhëtimi” i raketës kineze vuri në alarm botën për disa kohë, derisa ra ën Oqeanin Indian.
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: startnews.news/2021/05/10/video-alarmoi-boten-ky-eshte-momenti-kur-raketa-kineze-bie-ne-oqeanin-indian/ […]
… [Trackback]
[…] Info on that Topic: startnews.news/2021/05/10/video-alarmoi-boten-ky-eshte-momenti-kur-raketa-kineze-bie-ne-oqeanin-indian/ […]
Comments are closed.