Një vrasje tronditi Tiranën mbrëmjen e sotme.
Viktima është identifikuar si Mehmet Qama 27 vjeç dhe vrasja ka ndodhur në lagjen “5 Maji”.
Sipas policisë Rreth orës 23:15, në rrugën “5 Maj”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi M. Q., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.”
Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit.
Ora News sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes.
Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.