Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur sot Greqinë, ku një 20-vjeçare ka mbetur e vrarë gjatë grabitjes së banesës së saj. Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës në një shtëpi në Glyka Nera, në Rrugën Panagouli 10.
Sipas informacionit të parë, nëna e një foshnje 11-muajshe u gjet e mbytur, ndërsa burri i saj 32-vjecar i prangosur në një karrige. Në momentin e grabitjes, në banesë ishte dhe foshnja 11-muajshe e çiftit, e cila fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore. Mediat greke raportojnë se grabitësit fillimisht e torturuan gruan për t’i zbuluar se ku kishte fshehur paratë dhe bizhuteritë dhe më pas e mbytën, ndërsa ata varën edhe qenin e familjes. Mësohet se grabitësit kishin hyrë në banesë nga dritareje të vogël në katin përdhes.