BallinaKronikeKapshtica mbetet e mbyllur, Greqia zgjat masat kufizuese me Shqipërinë

Kapshtica mbetet e mbyllur, Greqia zgjat masat kufizuese me Shqipërinë

spot_img
spot_img

Greqia njoftoi shtyrjen edhe më tej të masave kufizuese në qarkullimin me Shqipërinë, duke shtyrë kështu me të paktën 10 ditë hapjen e doganës së Kapshticës.

Sipas këtij vendimi, Kapshtica do të qëndrojë e mbyllur për të gjithë shtetasit që duan të hyjnë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve. Në Kakavijë do të punohet me numër të kufizuar kalimtarësh ditorë.

Greqia hoqi izolimin dhe nga kjo e premte hapi edhe sezonin turistik. Rikthimi në normalitet nuk do të jetë i plotë, por me masa kufizuese.

Orari i kufizuar është hequr. Turistët e huaj do të lejohen në vend nëse janë të vaksinuar, ose paraqesin një test negativiteti të Covid.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular