BallinaKronikeKjo grua rrezikon të shkatërrojë kartelin famëkeq ‘Sinaloa’, çfarë mund ta detyrojë...

Kjo grua rrezikon të shkatërrojë kartelin famëkeq ‘Sinaloa’, çfarë mund ta detyrojë të flasë

spot_img
spot_img

Emma Coronel, gruaja e bosit të drogës Joaquin Guzman, i njohur si El Chapo, do të mund ta shkatërronte kartelin famëkeq Sinaloa, nëse arrin marrëveshje me autoritetet amerikane, shkruan “The Sun”.

Ish-zyrtari amerikan pranë Departamentit për Luftimin e Narkotikëve (DEA), Michael Vigill ka thënë për mediat angleze se Emma do të ofronte të dhëna të rëndësishme që do të çonin drejt shkatërrimit të gjithë kartelit.

Duke marrë parasysh që ajo rrezikon të dënohet me shumë vite burg, që do ta largonin nga binjaket e saj, ajo duket se ka një motiv që të flasë dhe të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.

Qëkur u arrestua 31-vjeçarja, shumicën e ditës e kalon e mbyllur në qelinë e saj në burgun Alexandria në shtetin amerikan Virginia.

Kujtojmë që Emma Coronel u arrestua në shkurt në aeroportin ndërkombëtar në afërsi të Uashingtonit. Ish-modelja akuzohet për pjesëmarrje në trafik droge.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular