Policia e Tiranës po zhvillon këtë mesditë një operacion në rrugën “5 Maji”, në Tiranë. “Balkanweb” raporton se kontrollet e policisë janë në vijim të hetimeve për vrasjen e 27-vjeçarit, Marjus Qema.
Policia po kontrollon disa magazina të marra me qira nga shtetasi K. Gj., pasi dyshohet se aty zhvillohet aktiviteti i paligjshëm i prodhimit të monedhave elektronike.
Aktualisht, policia sapo ka shpërthyer derën e një magazine dhe është futur brenda, ku nga të dhënat e para, raportohet se ka gjetur dhe sekuestruar një karikator me një fishek brenda.
Dyshohet se magazina përdorej nga viktima Qema, ku prodhoheshin monedhat elektronike.