Një qytetare ka mbetur e plagosur pas një incidenti që ndodhi pasditen e sotme tek “Rruga e Kavajës” me urbanin e linjës.
Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, ku ka plasur goma e një autobuzi gjatë kohës që ka qenë në lëvizje.
Si pasojë është dëmtuar lehtë një shtetase që ka qenë aty në afërsi, e cila u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.