Akademiku Artan Fuga deklaron se është gafë e madhe që Këshilli Kombëtar ti kërkojë sot dorëheqjen e parevokueshme, kryetarit të PD, Lulzim Bashës.
Reagimi i plotë i akademikut Artan Fuga:
Kërkesa për dorëheqje të parevokueshme të z. Basha do të ishte një gafë politike e P
Do të ishte një gafë e madhe që Këshilli Kombëtar i PD të kërkonte sonte dorëheqjen e parevokueshme të z. Lulzim Basha.
E para, sepse përjashtimi nga kandidimi nuk i shërben fare demokratizimit të Partisë Demokratike, sepse është një akt përjashtimi.
E dyta sepse nëse ka përgjegjësira në atë parti, dhe unë vazhdoj të mendoj se ka, pavarësisht zgjedhjeve antidemokratike të 25 prillit, ato janë kolektive. Po deshët i numërojmë.
E treta sepse përderisa në 13 qershor bëhen zgjedhjet për kryetarin, të gjithë kandidatët mund dhe duhet të konkurrojnë lirshëm para partisë. Por vota të numërohet si duhet, jo si në 25 prill.
Komisioni duhet të ketë anëtarë nga të gjithë kandidatët. Demokratizimi nuk është përçarje.
Askush nuk mund të thotë se meqë kishim përballë shtetin nuk ka të tjerë që mund ta bëjnë më mirë punën. Por besimin e jep vota e partisë, madje edhe elektorati, jo me akte përjashtimi si biroja.
Ne duhet të shkëputemi nga ajo kulturë staliniste ngado që të vijë. Zoti Lulzim Basha ka shansin ta demokratizojë partinë, ta shohi realitetin në sy, sikurse kandidatët të dalin me platforma politike t’i shohë e gjithë shoqëria se çfarë propozojnë më mirë!
Dorëheqjen sot kolektivisht duhet ta japi kryesia! Këshilli e pranon ose jo!