Kreu i PD-së Lulzim Basha u ka lëshuar një sfidë anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së që po vazhdon mbledhjen prej më shumë se 2 orësh.
Gjatë diskutimeve Basha u është drejtuar anëtarëve të Këshillit se nëse ata ata mendojnë se zgjedhjet e 25 prillit janë të rregullta, atëherë ai dorëhiqet direkt.
‘Ose zgjedhjet janë të vjedhura dhe vazhdojmë në betejë, ose nëse për ju janë në rregull, atëherë unë jap dorëheqjen tani’, mësohet se është shprehur Basha gjatë diskutimeve në Këshillin Kombëtar të PD-së.