Kanë ardhur dhe propozimet për të afruar zgjedhjet brenda Partisë Demokratike.
Dy propozimet e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi për kryesinë dhe i paraqiten për diskutime dhe votim Këshillit kombëtar të PD-së.
1. Të analizojmë punën e secilit në një mbledhje të veçantë në kryesi dhe më pas në çdo degë.
Në këtë parti nuk ka asnjë njeri të padobishëm.
2. I propozoj kryesisë fillimin e procesit zgjedhor për kryetar të PD-së. Secili prej anëtarëve të kryesisë që ka shpallur ambicien të ketë mundësinë ta shpjegojë vizionin tij në institucione, pa paragjykuar askënd, në një garë të drejtë e të barabartë, kur demokratet të gjykojmë lidershipin aktual dhe nga datat 16-22 maj të bëhet paraqitja e kërkesave për kandidatët që përmbushin kriteret.
24 Maj – 11 qershor fushatë në të gjitha strukturat.
13 qershor – zgjedhjet sipas parimit një anëtar, një votë.
Ndërkaq, Jemin Gjana është emëruar kryetar i Komision te zgjedhjeve në PD.