BallinaSport"Luftë" për zonën Champions/ Portieri i jep fitoren Liverpool, me një gol...

“Luftë” për zonën Champions/ Portieri i jep fitoren Liverpool, me një gol të çmendur në fund

spot_img
spot_img

Premier League është futur në një luftë të nxehtë për zonën Champions. Në ”The Hawthorns” të Birmingham ka ndodhur e pabesueshmja që mund të shpëtojë sezonin e Klopp dhe Liverpool.

‘The Reds’ kanë fituar falë një goli në minutën e fundit të portierit brazilian Alisson Becker. WBA është zyrtarisht e rënë nga Premier League, por tentoi të surprizojë të kuqtë.

Robson-Kanu shënoi golin e parë, ndërsa Salah barazoi shifrat në minutën e 33-të. Liverpool nuk po gjente golin e avantazhit, por duhet të vinte minuta e 94-t dhe dalja e Alisson që tashmë ‘The Reds’ të jenë në garë për zonën Champions.

Liverpool është një rrezik real për Chelsea-n dhe Leicester-in, një prej të cilave rrezikon të mbetet jashtë Champions. Ato përballen javën që vjen bashkë në ‘Stamford Bridge’ ku Chelsea do të kërkojë të hakmerret për humbjen e finales së FA Cup.

Nga ana tjetër Leicester ka një kalendar ‘ferri’ pasi pas Chelsea-s ndeshjen e fundit e luan me Totenham.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular