Struga arriti të marrë një fitore të vuajtur 0-1 përballë Sileksit, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në Kupat e Europës pas 6 viteve të krijimit si klub futbolli.
Struga triumfoi në këtë ndeshje me 10 lojtarë në fushë pas daljes nga loja me karton të kuq të Altiparmakovskit në minutën e 28-të të takimit.
Heroi për skuadrën shqiptare ishte Jahja, i cili realizoi golin e fitores në minutën e 67-të të takimit. Struga e mbylli kampionatin në vendin e 3-të në kuotën e 57 pikëve, 2 më shumë se Makedonija e vendit të 4-ët.
REZULTATET