Nga Dava Marku
Me 13 Qershor PD zgjedh lidershipin e saj.
Eshte shume e domosdoshme ,qe intelektuale, njerez potenciale, modele te mira, dhe kush e ka ne objektivat e veta le te kandidoje, te thyej kembet ne fushate, per te mbushur mendjen qe vlen dhe perfaqeson demokratet ne vazhdim.
Me shume se cfare eshte bere keq, te shplase nje kapitull te ri, nje platforme te miremenduar, qe do perdore PD,per tu ngrit fuqishem.
Qe, PD te jete ajo per te cilen erdhi ne 1990 -en, pas regjimit famkeq 50 vjecar komunist,
Te jete ajo, qe do shkule nga rrenjet dhe pushtetin e sotem shkatrrimtar te Shqiperise,
Te jete ajo, e demokracise se brendeshme, si model e Partive te tjera, qe kurre nuk bene zgjedhje ne 30 vjet demokraci,
Te jete ajo, te cmontoje sistemin zgjedhor, ku vjedhja e votes eshte ne themel te ardhjes ne pushtet,
Te jete ajo, ku intelektualet t’i rikthehen jetes politike te ketij vendi, duke shmangur njerezit qe abuzuan me gjakun dhe mundin e qytetareve,
Te jete ajo, qe ekipin e saj ta kete si modelin me te mire per te gjunjezuar modelet qe pushtetin e Partine e shohin vetem prone te tyre dhe farefisit e shoqerise se tyre,
Te jete ajo qe, nderkombetaret t’i binde me vepra, por dhe tu tregoje vendin ne momente decisive te VENDIMMARRJEVE,
Te jete ajo, ku te pranoje mendimet e aq me shume idete e kundershtite, te cilat e shendoshin Partine,
Te jete ajo, qe do jete frymemarrja e demokrateve dhe njerezeve pa’ parti, qe ju dhemb Shqiperia e lënduar deri ne dhenie shpirti.
Ne Partine Demokratike lufta te behet aty brenda per interesa te medha kombetare,por JO per interesa te ngushta apo per te rrembyer kreun e Partise, sic rendom ka ndodhur,
JO, ata te cilet u zemruan per nje deputetllik, per nje pozicion, Jo ata qe me Partickat e tyre i cuan votat ne koshin e Rilindjes, JO ata qe demokratet i shikuan si vjeles te votes, por kurre si potencial te PD.
Demokratët e ndershëm sot ju kane nje borxh, t’iu kthejne ju, ate cfare ju moret ne vite!
Partia Demokratike parti VLERASH!