Siç raporton gazetarja Bezat për “BalkanWeb”, kamioni ishte i regjistruar në Prishtinë, ndërsa është mbajtur nën vëzhgim i gjithë itinerari i tij për 10 ditë.
Ndërkohë, mediet kosovare raportojnë se kamioni ishte i mbushur me mish, ku pakove dhe kontenierëve iu ishte vendosur çip.
Operacioni është kryer në bashkëpunim mes policisë shqiptare, kosovare dhe italiane, të cilat janë sinjalizuar nga DEA Amerikane. Kamioni me ngarkesën rekord të kokainës kaloi nga Porti i Durrësit, ndërsa lënda narkotike kapte vlerën e 6 miliardë eurove, nëse tregtohej.