BallinaKronikeBilanci/ Dyfishohen aksidentet, të plagosurit dhe të vrarët për muajin prill, krahasuar...

Bilanci/ Dyfishohen aksidentet, të plagosurit dhe të vrarët për muajin prill, krahasuar me një vit më parë

Krahasuar me prillin e vitit të kaluar, prilli i këtij viti dyfishoi numrin e aksidenteve dhe të plagosurve.

Megjithëse në këtë periudhë në 2020 vendi ndodhej në karantinë totale dhe prilli ishte muaji me më tepër masa sigurie, u regjistruan 51 aksidente, e ndërsa ky vit 104

Një dyfishim vihet re edhe në numrin e të vrarëve dhe të plagosurve për këtë periudhë, nga 67, në 145 këtë vit.

Por ajo që vihet re, është se prillin e vitit të kaluar, edhe pse rrugët duhet të ishin bosh, u regjistruan 10 viktima. Nëse do të bëjmë një krahasim me prillin e këtij vitit, ka vetëm dy viktima më shumë.

Ndërsa periudha Janar Prill e këtij viti krahasuar me atë të vitit të kaluar, ka 112 aksidente më shumë, pra një rritje me 35.6%, por pasojat e tyre do të ishin të rënda.

Të dhënat tregojnë që në katër-mujorin e parë të vitit të shkuar humbën jetën 49 persona si pasojë e aksidenteve rrugore, ndërsa këtë vit ka 21 më shumë të vdekur në rrugët e vendit tonë, e thënë në përqindje 42.8% rritje.

Sipas përpunimit të të dhënave nga ana e INSTAT, aksidentet rrugore në 82.7% të rasteve u shkaktuan si pasojë e sjelljeve të gabuara të drejtuesve të mjeteve, e ndërsa pjesa tjetër e fajit u mbetet këmbësorëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular