Dy ditë më parë në kodrat e fshatit Gjorgoz të njësisë administrative Cakran, bashkia Fier, ka mbetur i plagosur me një plumb në shpatull prej policisë 29-vjeçari, Griseld Shpataraku, banues i lagjes “29 Marsi”, në qytetin e Patosit.
Plagosja e tij erdhi sepse forca të policisë së bashku me inspektorin e pyjeve po kontrollonin sipërfaqet e tokës në kuadër të operacioneve policore kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Teksa ka parë forcat policore ai ka mbushur armën e zjarrit, kallashnikov, por nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë që të dorëzohej, por ka drejtuar armën kundër tyre.
Në këto kushte për ta netraulizuar policia ka qëlluar duke plagosur 29-vjeçarin, ka pohuar zyrtarisht drejtoria e policisë vendore në Fier në komunikatën e saj për shtyp.
29 vjeçari i plagosur, Griseld Shpataraku, i ka nënën dhe motrat në Greqi prej disa vitesh, ku punojnë emigrante të rregullta ndërkohë që ai së bashku me babain, Gëzimin jetonin në katin e parë të një pallati 5-katësh në lagjen ‘29 Marsi’ në Patos.
Gëzimi ka punuar bojaxhi në Patos dhe Griseldi punonte me të duke bërë rolin e ndihmësit.
Disa kohë më parë babai i tij gjendet i vdekur në banesë nga shoku i ngushtë i Griseldit dhe që nga ajo kohë Griseldit i duhet që të bënte çdo lloj pune për t’u ushqyer.
Në ndërrimin e viteve 2020-2021 ka qenë mamaja e shokut të tij të ngushtë që i bleu dhe i gatoi ushqime duke ja çuar tek shtëpia pasi jetojnë në të njëjtin pallat, kanë treguar komshinjtë për median.
Griseldi njihet si djalë i qetë dhe i shoqërueshëm, i dashur e bënte çdo punë që i dilte para, mjafton të merrte të holla për të siguruar jetesën.
Pas ngjarjes pritet që nga Greqia të mbërrijë e ëma me motrat.
Sipas informacioneve mësohet se Griseldi nuk ka folur asnjë fjalë pasi gjendja e tij shëndetsësore është shumë e rëndë.
Plumbi i ka prekur shpatullën dhe shtyllën kurrizore dhe është në koma në spitalin e Tiranës pasi mori ndihmën mjeksore në spitalin e Fierit.
Mjekët kanë pohuar se nëse shpëton 29-vjeçari mund të mbetet i paralizuar, por deri në këto moment ai nuk ka folur asnjë fjalë as për policinë dhe as për shokët e tij të cilët i qëndrojnë tek koka në spital. syri.net