BallinaEkonomiPara për fushatë, rriten në nivele rekord shpenzimet buxhetore në prill

Para për fushatë, rriten në nivele rekord shpenzimet buxhetore në prill

spot_img
spot_img

Gjatë muajit prill, në të cilin fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme arriti kulmin, qeveria intensifikoi shpenzimet buxhetore, sidomos ato për pushtetin lokal, për investimet, ato për mirëmbajtje dhe për rindërtimin e pasojave të tërmetit, si dhe për pagat e personelit, në krahasim me prillin e vitit të kaluar

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në muajin prill shpenzimet e përgjithshme shënuan 48,7 mld lekë, rritje me 16.4 për qind, ose 56 milionë euro. Ky është niveli më i lartë i shpenzimeve në këtë muaj, që kur Ministria e Financave raporton treguesit (shiko grafikun; Totali i shpenzimeve buxhetore).

Në prill 2021 qeveria shpenzoi më shumë se në të njëjtin muaj të një viti më parë, dhe pse në prill 2020 pati shtim të pazakonte të shpenzimeve si rezultat i shpërndarjes së paketave të ndihmës për përballimin e pandemisë dhe dyfishimit të ndihmës ekonomike. Por këtë prill shpenzimet kanë shkuar më tej të nxitura nga fushata zgjedhore, në të cilën historikisht ka intensifikim shpenzimesh.

Në prill të këtij viti, rritja u përqendrua në disa zëra, por pushteti lokal ishte një nga përfituesit më të mëdhenj, si rrjedhojë riaolokimit të fondeve të rindërtimit. Në prill fondet e akorduara për pushtetin vendor arritën në 4,6 miliardë lekë me një rritje 61 për qind në raport me vitin 2020. Gjatë prillit pushteti vendor mori 4,6 miliardë lekë financime në raport me 2.8 miliardë lekë që u akorduan në prill të vitit 2020.

Financimi i shpenzimeve kapitale shënoi rritje vjetore me mbi 23 për qind në prill. Gjatë këtij muaji u akorduan për shpenzime kapitale me 6,4 miliardë lekë, nga 5,1 miliardë që u dhanë në prill të vitit të kaluar.

Shpenzimet operative dhe ato për mirëmbajtjen pësuan rritje vjetore me 34 %, teksa u shpenzuan 5,4 miliardë lekë për një muaj.

Gjatë prillit u intensifikuan shpenzimet për rindërtimin e pasojave të tërmetit me rreth 4 miliardë lekë, teksa në muajin prill 2020 nuk u shpenzua as një lek, për arsye se rindërtimi nuk kishte filluar. Për këtë vit janë planifikuar 28 miliardë lekë.

Për janar-prill, shpenzimet totale buxhetore u rritën me 12.2% në raport me 4 mujorin 2020 dhe 14.4% me atë të 2019-s.

Shpenzimet për personelin për 4 mujorin u zgjeruan me 9.3%, pas rritjes së pagave të mjekëve por edhe shtimit të punonjësve në administratë. Shpenzimet kapitale u zgjeruan me 19% dhe ato për buxhetin vendor me 14%.

Në dekadën e fundit, qeveria i ka shteruar stimujt fiskalë nëpërmjet të cilëve do të mund të gjeneronte të ardhura shtesë për të rritur shpenzimet dhe shlyer detyrimet. Presioni që ka krijuar kriza e pandemisë në rritjen ekonomike dhe mungesa e hapësirës për të rritur taksat nuk i lë shumë mundësi qeverisë për të manovruar./Monitor

Para për fushatë, rriten në nivele rekord shpenzimet buxhetore

Para për fushatë, rriten në nivele rekord shpenzimet buxhetore

Para për fushatë, rriten në nivele rekord shpenzimet buxhetore

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular