Tre shqiptarë në Greqi kanë sulmuar policinë greke në qendër të Athinës, pasi ata kishin vjedhur një makinë e më pas thyhen dhe xhamin e një dyqani telefonësh duke grabitur rreth 3000 euro mall.
Ngjarja e ndodhur katër ditë më parë ku autorët me origjinë shqiptare, nuk nguruan të sulmonin policët me shpresën se në këtë mënyrë do të shmangnin arrestimin. Ndjekja në rrugët e kryeqytetit zgjati për 20 minuta. Në videon e grabitjes shihet që një burrë i veshur me të zëza dhe me maskë në fytyrë duket sikur fillimisht po shikon artikujt në dyqan si një klient e më pas nxjer armën duke ia drejtuar shitësit dhe duke i marrë atij paratë.
“Njëri prej tyre hodhi kolegun tim nga motori, duke i rrezikuar për rrjedhojë jetën”, tha njëri nga efektivët e përfshirë në ngjarje
Në fund, të tre personat u vunë në pranga. Gjithçka nisi në kryqëzimin e rrugëve Petras dhe Nafplio në qendër të Athinës, ku efektivët vunë re një automjet me tre persona që bënin lëvizje të dyshimta.
Në momentin që policët u afruan, drejtuesi i mjetit i dha gaz e nga aty nisi ndjekja. Pesë minuta më vonë, autorët e braktisën makinën e nisën të largohen me vrap, ndërsa gjatë rrugës hodhën në vende të ndryshme sendet e vjedhura.Arratia e tyre nuk zgjati shumë, por buja e këtij episodi vazhdon edhe pas disa ditësh.