BallinaKryesoreZgjedhjet e 25 prillit/Yuri Kim: Ka persona që përbëjnë shqetësim që u...

Zgjedhjet e 25 prillit/Yuri Kim: Ka persona që përbëjnë shqetësim që u futën në lista

Në emisionin “Opinion”, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka folur lidhur me listat e kandidatëve ppër deputetë të partive për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ambasadorja tha se këshilla e saj për mos të kandiduar persona me rekorde kriminale u pranua pjesërisht nga partitë politike.

Kim thotë se disa persona të vendosur në listë përbëjnë shqetësim, pasi janë futur në zgjedhjet parlamentare në mënyrë të mistershme.

Më tej, diplomatja thekson se përgjegjësinë për kandidatët e vendosur në listën e kandidatëve për deputet e mbajnë krerët e partive.

Pjesë nga intervista

Blendi Fevziu: Ambasadore, përpara zgjedhjeve, ju i kërkuat partive të mos kandidonin persona me rekorde kriminale në zgjedhje. A mendoni se e pranuan këshillën tuaj?

Ambasadorja Kim: Mendoj se e pranuan pjesërisht.

Blendi Fevziu: Çfarë do të thotë pjesërisht?

Ambasadorja Kim: Mendoj se listat e kandidatëve këtë vit, në përgjithësi, ishin më të mira se vitet e kaluara, në kuptimin që…

Blendi Fevziu: Shumë më të mira …

Ambasadorja Kim: …Jam dakord… Mendoj se disa nga kriminelët më të dukshëm nuk u vendosën në listë ose u hoqën para se listat të bëheshin përfundimtare. Nga ana tjetër, ka persona të tjerë që përbëjnë shqetësim, që u futën në lista, për arsye të ndryshme që për mua mbeten mister. Por di që udhëheqësit e partive kanë një përgjegjësi për të qenë të vërtetë dhe seriozë lidhur me largimin e kriminelëve dhe moslejimin e kriminelëve që të përfaqësojnë partitë e tyre dhe që të ulen në parlament. Ndaj, mendoj se është me shumë rëndësi dhe diçka shumë e mirë që një person i përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion domethënës nuk është më në parlament. Kjo është gjëja e duhur dhe ky është drejtimi i duhur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular