Janë zbardhur detaje të reja nga aksioni në Portin e Durrësit, ku deri më tani mendohet se janë sekuestruar 1 milion paund britanik, në një furgon.
Sipas informacioneve të para, sasia e madhe e parave, ishte fshehur në pjesën e dyshemesë së furgonit.
Furgoni mësohet se vinte nga Porti i Ankonës në Itali, dhe ka mbërritur në terminalin e Portit të Durrësit në orën 12.00 të ditës së sotme. Aktualisht i vetmi I ndaluar për këtë ngjarje është drejtuesi i furgonit