BallinaKronikeEMRAT/Vrau me 7 plumba mësuesin në kafene se i ngacmonte vajzën, arrestohet...

EMRAT/Vrau me 7 plumba mësuesin në kafene se i ngacmonte vajzën, arrestohet pas 24-orësh autori

spot_img
spot_img

I dyshuari për vrajsen e Gëzim Kastratit ditën e djeshme në Pejë, Xhevdet Januzaj është arrestuar mbrëmjen e sotme. Ai është arrestuar rreth orës 20:10.

“Rreth orës 20:10 është arrestuar i dyshuari për vrasjen e rëndë që ka ndodhur dje”, tha zëdhënësi i Policisë në Pejë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në një lokal në Pejë, ku Kastrati po pinte kafe. Sipas njoftimit të policisë të dy personat nxorën armën për t’i rënë njëri-tjetrit, ndërkohë që vetëm Januzajt i është shkrepur arma.

Ngjarja

Beqir Kastrati, 40 vjeç, është vrarë me armë zjarri në Pejë. Mediat e Kosovës shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15 e 35 minuta, në rrugën “Gjin Gazulli” në Pejë, teksa Kastrati po pinte kafe në një lokal.

Xhavdet Januzi me profesion mësues është afruar në lokalin ku ishte ulur Kastrati dhe e ka qëlluar atë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën.

Përsa u përket shkaqeve të vrasjes, mësohet se autori dhe viktima kishin konflikte prej kohësh. Kastrati kishte debatuar edhe më herët me Januzin, pasi e akuzonte atë se i ngacmonte të bijën. Sot paradite të dy ishin takuar për t’u sqaruar, por siç duket debati nuk ka përfunduar pozitivsht.

Pas debatit verbal, Januzi ka shkuar në shtëpi ka marrë armën dhe është kthyer në lokal duke e qëlluar Kastratin dhe duke e lënë të vdekur. Për momentin Januzi është shpallur në kërkim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular