Qytetarët e Tiranës janë bërë dëshmitarë të një shpërthimi të fuqishëm pak minuta më parë, i cili tronditi edhe godinat.
Shpërthimi, burimi i të cilit nuk dihet ende, është raportuar edhe në polici si i tillë nga qytetarët e shqetësuar.
Deri më tani nuk dihet se çfarë ka ndodhur dhe policia është duke kërkuar për burimin e shpërthimit, i cili është ndjerë në të gjithë qytetin.
Mësohet se shërbimet e policisë janë të gjitha në terren, por deri më tani nuk kanë mundur të zbulojnë shkakun.