BallinaKronikeOrtaku u gjet pa vetëdije pasi u godit me sende të forta,...

Ortaku u gjet pa vetëdije pasi u godit me sende të forta, pronarja e kompanisë së akulloreve nën akuzë. Familjarët dhanë deklarata kontradiktore

spot_img
spot_img

Azeta Shijaku, pronare e një kompanie akulloresh është nën investigim nga prokuroria pasi ka dyshime se kreu veprime të qëllimshme për të fshehur dhunimin e njërit prej partnerëve të saj në biznes.

Gruaja doli këtë të mërkurë para gjykatës së Tiranës për masë sigurisë, për akuzën e kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë të ndodhur më 14 maj 2021, kur Eduart Shukli, u gjet i mbuluar në gjak përpara kasafortës së biznesit.

Nga hetimet paraprake rezultoi se ai ishte goditur me sende të forta dhe nga kasaforta rezulton të jenë zhdukur rreth 700 milionë lekë. Për dy ditë me radhë, Shukli qëndroi në spital në gjendje të rëndë, por kur u përmend, ai iu tha hetuesve se dyshonte se ishte goditur nga vëllai i Azeta Shijakut, me të cilën kishte debate të forta prej dhjetorit 2020, kur asaj i vdiq bashkëshorti dhe ajo iu mori aksionet e biznesit.

Por, gruaja iu tha hetuesve se vëllai i saj jetonte në Gjermani dhe se kishte kohë pa ardhur në Shqipëri. Alibia e nënës së dy fëmijëve, u rrëzua nga deklarimet e prindërve të gruas, të cilët i thanë grupit të hetimit se djali i tyre, Luan Tufina, kishte ardhur për festën e Bajramit.

Ndërsa, sipas sistemit TIMS, ai kishte hyrë dhe dalë nga Shqipëria në harkun kohor të 31 orëve, përgjatë të cila e dyshohet të ketë kryer krimin.

Tufina është shpallur në kërkim nga policia nën dyshimet për vjedhje me dhunë, ndërsa motra e tij Azeta mbahet me vendim të gjykatë nën masën e arrestit me burg për 45 ditë. Sipas akuzës së kryeqytetit, ajo ka kryer me dashje veprime me qëllim dhe për të penguar zbardhjen e krimit.

Krahas ngjarjes, gruaja po hetohet edhe nën dyshimet për pastrim parash, pasi veç shumës së madhe të parave që dyshohet të jetë zhdukur nga kasaforta, në banesën e saj u gjetën edhe 30 milionë lekë të tjera, burimi i të cilave po verifikohet. /News 24/

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular