BallinaKronikePërdhunimi në grup i 15-vjeçares/ U rrëmbye pasi doli nga shkolla, u...

Përdhunimi në grup i 15-vjeçares/ U rrëmbye pasi doli nga shkolla, u drogua dhe e kërcënuan se do i vrasin motrën

spot_img
spot_img

Janë zbardhur të tjera detaje tronditëse nga ngjarja e ndodhur në Rrëshen, ku 5 persona të moshës nga 17 deri në 44 vjeç kanë shantazhuar dhe kanë përdhunuar një të mitur 15-vjeçare.

Sipas news 24 raporton se gjendja e vajzës së mitur është jashtëzakonisht e rënduar.

“Gjendja e saj është jashtëzakonisht e rënduar, vetëm qan dhe thotë: Pse duhet të jetoj?!

Gjendja ekonomike është jashtëzakonisht e vështirë. Nëna është në gjendje të rënduar, në gjendje shoku. Veprimi që ka ndodhur ka qenë i përsëritur, është kërcënuar me armë për të kryer veprime që nuk kanë qenë në dëshirën e saj.

Vajza ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike. E kanë rrëmbyer në momentet që po kthehej nga shkolla. I kanë dhënë një celular dhe i kanë thënë sa herë që të telefonojmë je e detyruar ta hapësh në të kundërt do të vrasim motrën, do të vrasim prindërit”, tregon gazetarja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular