BallinaKronikePo ktheheshin nga një ceremoni mortore/ Aksidenti me tre viktima,dy ishin kushërinj,...

Po ktheheshin nga një ceremoni mortore/ Aksidenti me tre viktima,dy ishin kushërinj, njëri shok i tyre

spot_img
spot_img

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik me tre viktima në Kurbin. Mësohet se dy prej tyre ishin kushërinj, ndërsa tjetri ishte shok i tyre.

Tre viktimat po ktheheshin nga një ceremoni mortore në Fushë Arrëz. Ngjarja e rëndë u regjistrua pak pas mesnatës në aksin rrugor Milot-Mamurras.

Mjeti tip “Toyota” humbi kontrollin duke dalë nga rruga dhe ra në një kanal me ujë.

Për pasojë 45-vjeçari Saber Dunga, banues në Durrës, 39-vjeçari Urim Pepa banues në Tiranë dhe Nikoll Gjoni, banues në Pukë humbën jetën brenda makinës.

Dy viktima u nxorrën gjatë orëve të para të mëngjesit nga mjeti, ndërsa trupi i pajetë Nikoll Gjoni u gjet disa orë më pas nga polumbarët e forcave RENEA që vijuan kontrollet në kanalin me ujë.

Dyshimet janë se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi për shkak të shpejtësisë së lartë të lëvizjes dhe errësirës në rrugë.

Kjo pistë përfcohet nga fakti se makina ka çarë bordurën metalike para se të përfundojë në kanal.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular