BallinaKryesore"Refuzimi i transprencës së KAS për Vlorën", Bujar Leskaj: Provat janë, Rama...

“Refuzimi i transprencës së KAS për Vlorën”, Bujar Leskaj: Provat janë, Rama mbulon krimin e vjedhjes së zgjedhjeve

spot_img
spot_img

Refuzimi i transprencës së KAS për zgjedhjet në Vlorë, Bujar Leskaj: Provat janë, Rama mbulon krimin e vjedhjes së zgjedhjeve. Nuk na pengon dot, do të vazhdojmë të luftojmë për të vërtetën.

DEKLARATË E DREJTUESIT TË QARKUT VLORË, BUJAR LESKAJ

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ u ngrit si nië organ që duhet të garantonte të drejtën e shqiptarëve për votën e lirë. Ky mision po zhbëhet çdo ditë nga 3 anëtarët e zgjedhur të Partisë Socialiste, të cilët po u mohojnë shqiptarëve të drejtën për transparencë të zgjedhjeve të blera.

Pas Gjirokastrës dhe Beratit, shërbëtorët e Edi Ramës në KAS refuzuan t’u kërkojnë institucioneve shtetërore provat zyrtare të blerjes së zgjedhjeve përmes shtetit dhe krimit edhe në qarkun e Vlorës.

KAS refuzoi sot të bëjë drejtësi për qytetarët e Vlorës, Sarandës, Delvinës, Himarës (mund të kem harruar ndonjë zonë), sepse ata duan të mbrojnë dhe të fshehin vjedhjen e zgjedhjeve nga regjimi Rama-Doshi.

Ne paraqitëm provat tona se në qarkun e Vlorës rezultati i zgjedhjeve u deformua nga punësimet masive elektorale dhe të paligjshme, nga përdorimi i personave me rekorde kriminale për blerjen e votave, nga dhënia e paligjshme e lejeve të legaliizmit dhe nga akte të tjera kundra ligjit në këmbim të votave për pushtetin e Edi Ramës.

Duke refuzuar rë marrë informacionin zyrtar për të gjitha keto shkelje që kanë lënë gjurmë në sistem dhe që masakruan zgjedhjet e lira e të ndershme, KAS bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve.

Dosja e qarkut të Vlorës është e mbushur me provat tona që faktojnë vjedhjen e zgjedhjeve, por ne e dimë se regjimi Rama-Doshi ka kapur gjithë strukturat shtetërore në vend dhe e përdor shtetin në shërbim të pushtetit, jo të qytetarëve vlonjatë dhe shqiptarëve.

Sot e kësaj dite, KAS refuzon t’u përgjigjet pyetjeve të thjeshta: Pae refuzon të marrë informacion në zyrat e Kadastrës për legalizimet elektorale, në zyrat e Bashksië dhe disa agjencive qeveritarë për puneismet e paligjshme elektorale? Pse refuzon t’u kërkojë agjencive ligjzbatuese informacion për përfshirjen e krimit në blerjen e votës.

Për të bërë transparencë duhet pak vullnet dhe pak kurajo për të zbatuar ligjin dhe jo urdhrat e regjimit Rama-Doshi.

Kur e nisëm këtë betejë e dinim që institucione si KAS nuk e duan të vertetën dhe nuk do të bëjnë drejtesi, por është detyra jonë të paraqesim të gjitha provat. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të vërtetën dhe për shqiptarët!

Regjimi Rama-Doshi mund ta pengojë për pak, por nuk ka forcë ta ndalojë transparencën për masakrën zgjedhore. Transparenca dhe drejtësia për 25 Prillin do të bëhet e plotë, do apo nuk do Rama dhe veglat e tij në KAS.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular