Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me sasinë e parave të bllokuara sot në Portin e Durrësit.
Gjatë marrjes në pyetje të shoferit 20-vjeçar, O. Sefolli nga Hasi, ka pohuar se nuk ishte në dijeni të sasisë së parave pasi ai bënte transport mallrash Angli-Shqipëri.
Deri më tani nuk dihet sasia e parave të sekuestruara, (sasi e madhe) të cilët mësohet se janë valuta të ndryshme. Aktualisht policia po vijon numërimin e parave.