BallinaKronike“Trupat u sharruan dhe u futën në 4 valixhe”/Akuzohet se urdhëroi vrasjen...

“Trupat u sharruan dhe u futën në 4 valixhe”/Akuzohet se urdhëroi vrasjen e prindërve, ekstradohet në Itali djali i çiftit Pasho

spot_img
spot_img

Taulant Pasho, djali i çiftit shqiptar, trupat e të cilëve u gjetën në 4 valixhe në Firence të Italisë, është ekstraduar nga Zvicra në Itali.

Mësohet se 33-vjeçari ndodhej në burg për shkak se është dënuar me 3 vite e 4 muaj për trafikim të lëndëve narkotike. Me ekstradimin e tij, hetuesit e çështjes në fjalë do të bëjnë të mundur marrjen në pyetje të djalit, i cili dyshohet se mund të ketë gisht në vrasjen e prindërve të tij. Shpëtim dhe Teuta Pasho u zhdukën më 1 nëntor 2015 ndërsa u gjetën në 15 dhjetor të 2020-ës.

Në lidhje me krimin e rëndë është arrestuar ish-e dashura e djalit të viktimave, Elona Kalesha, por kjo e fundit ka mohuar krimin. Krimi merr përmasa edhe më të rënda, pasi janë vrarë, trupat e tyre janë prerë me sharrë elektrike, dhe janë futur në 4 valixhe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular