Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord të mërkurën për të lehtësuar kufizimet e udhëtimit prej COVID-19, për vizitorët jo nga vendet e Bashkimit Europian përpara sezonit turistik veror, thanë dy burime të BE.
Ambasadorët nga 27 vendet e BE miratuan një propozim të Komisionit Evropian të 3 majit për të liruar kriteret që përcaktojnë shtetet “e sigurta” dhe për të lejuar turistët e vaksinuar plotësisht diku tjetër, njofton Reuters.
Nën kufizimet aktuale, njerëzit nga vetëm shtatë vende, përfshirë Australinë, Izraelin dhe Singaporin, mund të hyjnë në BE me pushime, pavarësisht nëse janë vaksinuar.