Një javë pas ekzekutimit të biznesmenit shqiptar në Shkup, Kamber Idrizi, ka ndërruar jetë edhe nipi i tij që e shoqëronte me makinë.
24-vjeçari Ergen Iseni kishte marrë 6 plumba dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 12 majit në ku mbeti i vrarë në vend 43-vjeçari Kamber Idrizi. Në drejtim të automjetit është qëlluar me më shumë se 80 plumba, 6 prej të cilëve kishte marrë edhe 24-vjeçari Iseni.