BallinaKronikeSherri për pronën në rrugën Rrëshen-Rubik, mirditori shtyp me makinë punonjësin e...

Sherri për pronën në rrugën Rrëshen-Rubik, mirditori shtyp me makinë punonjësin e firmës

Policia e Mirditës ka vënë në prangë një 67 vjeçar, i cili tentoi të vriste një punonjës të një firme duke e përplasur me makinë.

Duke pretenduar mbi pronësinë e tokës ku një kompani kryente punime, 67 vjeçari ka tentuar të vrasë duke e përplasur me automjetin e tij punonjësin e kësaj kompanie.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë, arrestuan në flagrancë shtetasin D.D.,67 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas, me vetëgjyqësi, duke pretenduar mbi pronësinë e tokës, ku një kompani kryente punime ,në aksin rrugor Rrëshen- Rubik , ka tentuar të vrasë duke e përplasur me automjetin e tij punonjësin e kësaj kompanie shtetasin N .H.,banues në Kukës.

Shtetasi N.H., pas mjekimit të marrë në spital është larguar në banesë.”, njofton policia.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë ” dhe ” Vetëgjyqësia”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular