BallinaKronike“Tortura që askush s’do i kishte duruar”, xhaxhai i të miturës: Jemi...

“Tortura që askush s’do i kishte duruar”, xhaxhai i të miturës: Jemi gjak me autorët, i kanë vënë pistoletë te koka

Dëshmi tronditëse vjen në lidhje me abuzimin seksual ndaj një 15-vjeçareje nga Mirdita, e cila u përdhunua nga 5 persona.

Xhaxhai të miturës tha në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Me zemër të hapur’, në News24, se përdhunuesit janë gjak me 15-vjeçaren. Sipas tij, vajza ishte torturuar dhe kërcënuar me jetë, pasi abuzuesit e saj i kishin vënë në kokë pistoletën

“Ky rast është i pabesueshëm, sepse ne në këtë fshat, 13 breza, 400 vite që jemi vendosur këtu, nuk ka pasur asnjë lloj imoraliteti. Kur kam dëgjuar llafin për të, se në mars ka qenë 14 vjeçe, vetëm se kam qenë në divan se do e kisha përjetuar në mënyrë të jashtëzakonshme. E kanë përjetuar në mënyrë të jashtëzakonshme të gjithë. Torturat që ka pësuar nga fundi i muajit mars, të kishte qenë një grua, dhe ju si gazetare, do ishit dorëzuar. Unë e kam pyetur. Ai djali e ka marrë për shoqëri, ai 27-vjeçari. E ka marrë dhe e ka çuar tek hoteli. Janë kushërinj të dytë të tretë mor xhaxh. Kanë kërkuar me ardhur familjarët e tyre. Edhe një kushëri i tyre më ka kërkuar, por nuk kam pranuar. Nga ky moment që na u bë ky përdhunim nga këto 5 familje, është e llahtarshme. Vajzës i kanë dhënë edhe drogë. I kanë vënë pistoletën në lule të ballit. E kemi nip atë djalin. Janë të gjithë të gjakut tonë, veç një jo. Të gjitha këto instanca kanë reaguar, jam çliruar. Kam emocione, nuk mund t’i shpreh.”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular