Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur për të rinumëruar 114 kuti votimi, duke pranuar kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim
Ky është vendimi i dhënë nga KAS që do të shohë vetëm votat për subjeket politike. LSI pretendon se për një diferencë votash kanë humbur një mandat deputeti për një diferencë të vogël votash.
Në ora 14:00, sipas drejtuesit Çefa do të bëhet hapja e kutive dhe rinumërimi i votave.
Dje, KAS rrëzoi kërkesat e PD dhe LSI për rivotim dhe rinumërim në qarkun e Gjirokastrës dhe për përsëritjen e zgjedhjeve në Berat pas pretendimve se disa votues kishin vendosur shenjat e gishtave për më shumë se 1 herë. KAS i quajti si të pamjaftueshme denoncimet e partive opozitare për shkelje në procesin e votimit dhe në pajisjen e PEI. PD dhe LSI kanë ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në 9 qarqe, në 5 nga të cilat, LSI ndryshe nga PD kërkon rivlerësim dhe rinumërim.