Albin Kurti ka pritur në një takim Alekasndër Soros, djalin e themeluesit të fondacioneve “Shoqërisë e Hapur”, Xhorxh Soros.
Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF), Aleksander Soros, zëvendës kryetar i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Laura Silber, zëvendës kryetare e Fondacionit për Shoqëri të Hapur dhe Luan Shllaku, drejtori ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Kosovën.
Njoftimi thotë se gjatë takimit u diskutuan tema të ndryshme me interes për të dyja palët, me theks të veçantë në edukim, qeverisje të mirë, duke përfshirë e-qeverisjen dhe të dhënat e hapura.
“U bisedua edhe për gjendjen me pandeminë, rimëkëmbjen ekonomike si dhe ndihmën që mund të ofrojë Fondacioni i Shoqërisë së Hapur”, mbyllet njoftimi i shkurtër i Qeverisë së Kosovës.