Dita e shtunë është afati i fundit i dorëzimit të kandidaturave për zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike. Komisioni ka shpallur kriteret për të kandiduar dhe duke publikuar një formular të veçantë për ta depozituar te komisioni i zgjedhjeve i selisë blu, që drejtohet nga Jemin Gjana.
Mësohet se Fatbardh Kadilli do ta depozitojë sot kërkesën së bashku me formularin e kandidimit si kryetar i PD-së. Ai do ta depozitojë atë në ora 12:00.
Ndërsa një tjetër kandidat është Isben Elezi. Ai është përfaqësues i Grupimit për PD. Elezi në studion e Breaking në Top News bëri të ditur se do të jetë një nga kandidatët dhe se kjo do të vendoset sot në mbledhjen e “Grupit per PD”
Ai deklaroi se nesër mund të depozitojnë formularin e kandidimit